Kryetari i PD, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës këtë të dielë për të parë nga afër situatën nga përmbytjet, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut.
Kreu i opozitës ka takuar banorët për të mësuar shqetësimet që kanë, ndërsa në Shkodër deri tani janë 1595 hektarë tokë nën ujë.
Aktualisht, mbetet ende e bllokuar rruga e Obotit për mjetet e ulëta pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80 cm. Ndërkohë në Dajç për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.