E FUNDIT/ Rama: Do të vaksinohem sot, procesi nis në orën 15:00

0
74

Në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha se vaksinimi do ta bëjnë fillimisht personat që janë në vijën e parë.

Ndërsa zbuloi se vaksinën do ta bëjë sot për të treguar se është e sigurt dhe për të dhënë mesazh ndërgjegjësues tek qytetarët, Rama shtoi se vaksina nuk është e detyrueshme me ligj.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë. Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se procesi i vaksinimit do të nisë këtë të hënë në orën 15:00.

“Vaksina nuk është e detyrueshme me ligj, por është ama që për tu mbrojtur nga ky armik. Në orën 15:00 do të nisë vaksinimi dhe procesi i fushatës”, tha më tej Rama.

/abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here