LAJM I FUNDIT/ Pas Najada Çomos, merr dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit kryeministri Edi Rama

0
43

Procesi i vaksinimit ka nisur në vendin tonë, ku është vaksinuar e para shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe menjëherë pas saj, Edi Rama mori dozën e parë të Pfizer. Ai mbajti maskën për mbrojtje ndaj koronavirusit, ndërsa hoqi këmishën për tu vaksinuar në krahun e majtë.

Sot në vendin tonë kanë mbërritur 975 vaksina të Pfizer, të cilat janë marrë nga vendet partnere. Ndërsa 2000 të tjera pritet të vijnë deri javën tjetër po nga vendet partnere. Ndërsa vaksinat që vijnë nga vetë kompania, 10700 dozat, për të cilat bëri deklaratën kryeministri Edi Rama në ditën e parë të vitit 2021, do të vijnë pas javës së tretë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here