Pas mbylljes së rrjeteve sociale, Trump do të censurohet dhe nga filmat

0
27

Pas bllokimit në rrjetet sociale tashmë mendohet se Trump do të censurohet dhe nga filmat në cilët ka marrë pjesë vite më parë.

Bëhet fjalë për filmin, “I vetëm në shtëpi 2”, në të cilin  Donald Trump është pjesë e një episodi të shkurtër. Është sugjeruar që Trump të zëvendësohet nga aktori Christopher Plummer në këtë rol.

Presidenti i SHBA ka patur disa role të shkurtra në disa filma në vitet ’90 dhe në fillim të viteve 2000, kur ishte biznesmen. Tashmë, një pjesë e përdoruesve të internetit kanë kërkuar që pjesa e Donald Trump të hiqet nga filmi “I vetëm në shtëpi 2” dhe të zëvendësohet.

Kujtojmë që llogaritë e Donald Trump në “Twitter” dhe “Facebook” janë bllokuar pas sulmit në Kongresin amerikan, dhe ende ska një njoftim se kur do të rihapen./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here