PERSONAZH – E papërsëritshmja Zyliha Miloti feston ditëlindjen, ikona e humorit shqiptar që vitet i ka thjesht numra

0
41

Nëse mund të thuhet se vitet janë thjesht numra, pa asnjë efekt tjetër, kjo mund të thuhet për Zyliha Milotin. Aktorja e mirënjohur e skenës por edhe ekranit, nuk njeh moshë.

E themi këtë, pasi sot ylli i humorit shqiptar, feston ditëlindjen dhe ajo vazhdon të mbetet e njejta, në pamje dhe në karakter, e njëjta “zonjë e randë” e respektuar nga të gjithë. Zyliha Miloti është një aktore e mirënjohur nga Shkodra.

Pa më të voglin dyshim, me artin esaj, me aktrimin e saj, si pjesë e një brezi të mrekullueshëm aktorësh shkodranë, Zyliha Miloti ka shkruar epokë në humorin shqiptar.

Lindi më 11 janar të një viti që ajo nuk e tregon aspak.

Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar ndërsa si aktore e humorit, ajo e filloi në moshën 20 vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës, pranë teatrit “Migjeni”./shkodraweb

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here