Qytetarja bën komentin epik: Po humbi Edi Rama, 3 ditë hani, pini, çfarë të doni bëni në Dardhë, Boboshticë apo Voskopojë, i keni të paguara nga unë, vetem të zhduket

0
57

Një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, tregon një qytetare, e cila thotë se është simpatizante e LSI-së, që jep një premtim të madh nëse Edi Rama humbet në zgjedhjet e Prillit. Qytetarja nga Korça thotë se nëse Rama do të largohet nga qeveria, ajo do paguajë qendrimin 3 ditor të 10 personave në një nga zonat turistike të Korçës.

‘Po humbi Edi Rama, Boboshticë, Dardhë, Voskopojë, të hani të pini dhe të bëni ç’të doni i keni të paguara. Të jeni 10 veta i paguaj unë, unë jam me LSI-në mos më ngatërroni me PD-në mua. Unë me LSI-në jam, do jem dhe komisionere në një qendër. Të hani të pini me kë të doni, me grua dhe me fëmijë, të fitojë më shumë LSI-ja”, shprehet qytetarja në videon që është bërë menjëherë virale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here