Nevrikoset ‘Mr. Bean’, akuzon ‘Friends’ për vjedhje të batutës

0
59

Aktori Rowan Atkinson i cili u bë i njohur fillimisht nga roli i tij Mr.Bean ka akuzuar serialin ‘Friends’ për vjedhje të një batute.

Aktori i humorit, në një video të titulluar ‘Gëzuar ditëlindjen Mr.Bean’ kujtoi një skenë të vitit 1992 nga shfaqja e tij në të cilën personazhi shihet duke vrapuar me një gjel deti në kokë.

Gjashtë vjet më vonë, seriali amerikan ‘Friends’ e imituan drejtpërdrejt këtë shaka në episodin e vitit 1996 “The One With All Thanksgivings”. Në këtë skenë shihet teksa Joey (Matt LeBlanc) hyn në shtëpi duke vrapuar me një gjel deti të vendosur në kokë.

“Kur bëmë filmin Bean në vitin 1996 ne vendosëm që të përdornim një shaka me gjelin e detit turk në kokë dhe vite më vonë në vitet 1990 seriali amerikan ‘Friends’ vodhi shakanë”, u shpreh Atkinson.

Atkinson tha se, për shkak të ripërdorimit të shakas të Mr. Bean, shumë njerëz atëherë supozuan se ishte e kundërta dhe se ai kishte vjedhur shakanë nga seriali ‘Friends’.

‘Mr. Bean’ akuzon ‘Friends’ për vjedhje të batutës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here