Rezarti i kujtoi Gërdecin dhe i përmendi të atin, i kthehet Kleoniki: Dele të politikës, babi im ka bërë…

0
26

Mes Kleoniki Delijorgjit dhe Rezart Veleshnjas ka plasur keq sherri. Modelja e ka cilësuar Rezartin si “seksist, ofendues, djall, të patalentuar dhe pa asnjë vlerë humane”.

Nga ana tjetër, aktori është shprehur se Kleoniki është e paaftë mendërisht dhe i ka kërkuar të mos dalë më në televizor sepse iu ngacmon plagët njerëzve. Ai i ka përmendur modeles të atin, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008.

Ditën e sotme, Kleoniki ka publikuar një foto krah të atit në Instastory, duke shkruar se ai është i pafajshëm, i drejtë dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për famijarët e viktimave në Gërdec.

“Jeni dele të mediave, politikës dhe të sistemit. Asnjë biznesmen nuk do të bombardonte kompaninë e tij dhe të humbte të gjithë lekët që ka bërë me djersë, duke punuar si kafshë që 6-7 vjeç. Çdo gjë që ka arritur, e ka arritur me forcën e tij dhe me pafundësisht punë. Babai im është njeri i drejtë. Nuk do i futem Gërdecit me detaj se nuk dua të vë në rrezik asnjë pjesëtar të familjes. Më vjen vërtetë keq për të gjithë familjarët që vdiqën dhe u dëmtuan nga tragjedia. Por babai im është i pafajshëm dhe ka bërë shumë dëmshpërblime për familjarët”, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here