Lojtari më i mirë i dekadës/ Messi vendos një tjetër rekord, Ronaldo mbetet jashtë dhjetëshes më të mirë. Ja lista e plotë

0
54

IFFHS faqja e statistikave botërore , ka renditur sot 20 lojtarët më të mirë nga viti 2011-2020, ku krehu mbahet nga argjentinasi Lionel Messi.

Ky klasifikim është ngritur duke analizuar sukseset dhe trofetë që janë fituar nga lfutbollistët që bëjnë pjesë në listën e 20 lojtarëve më të mirë të botës në dekadën 2011-2020.

Sipas të dhënave që IFFHS ka grumbulluar për “TOP 20” ka caktuar pikët për secilin vend duke u bazuar në renditjet vjetore të secilës kategori. Kështu që vendi i parë merr 20 pikë, i dyti grumbullon 19 pikë, i treti 18 pikë. Dhe 1 pikë për vendin e njëzetë.

Kapiteni i Barcelonës Lionel Messi, fitues i Çmimit të Vitit në 2015, 2017, 2018 dhe 2019, gjithashtu ai renditej i dyti në vitin 2011, 2014, 2018 dhe 2020, natyrisht fitoi “Çmimin e playmaker-it më të mirë të botës nga viti 2011-2020”

Dominimi i tij gjatë gjithë këtyre 10 viteve të fundit ishte sovran, duke fituar 4 “Topa të Artë” midis 2011 dhe 2020, 6 tituj në La Liga, 5 Kupa të Mbretit, 4 Superkupa të Spanjës, 2 Champions, 2 Superkupa të Europës, dhe 2 Botërore për Klube me Barcelonën.

I dyti në renditje, ish-shoku i tij i ekipit Andres Iniesta, fitues i dy Çmimeve Vjetore 2012 dhe 2013, parapriu Luka Modriç të Kroacisë dhe Real Madrid fitues, Kevin De Bruyne dhe Toni Kros. Kristiano Ronaldo renditet në vendin e 12 me 54 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here