Të gjithë ‘u turrën’ për vaksinën, kush është mjeku i Infektivit që e refuzoi atë: E paskam dhj*rë sot…

0
29

Mjeku imazherist pranë spitalit infektiv Renato Osmenaj ka refuzuar që të bëjë vaksinën anticovid, që po aplikohet me pikatore në këto dy ditët e fundit në vendin tonë. Duke qenë se vaksinimi ka nisur fillimisht nga mjekët e spitaleve Covid dhe epidemiologët e terrenit, emri i Osmenajt ka qenë në listë, por duket se mjeku ka refuzuar që ta bëjë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku tregon dhe sms-në që e njoftonte për vaksinën ai shkruan: E paskam dhjerë sot! Paskam harruar të bëj vaksinēn te stadiumi!

I pyetur nga komentuesit nëse do ta bëjë apo jo vaksinën në ditët në vijim, Osmenaj lë të kuptohet se nuk do ta marrë dozën e vaksinës anticovid. Prej fillimit të pandemisë ai ka pasur kritika të shumta mbi menaxhimin që iu bë situatës nga qeveria shqiptare, dhe jo në pak raste ka akuzuar edhe publikisht ministren Ogerta Manastirliu, për atë që ndodh në spitalet shqiptare.

Derimë tani në vendin tonë kanë marrë dozën e parë të vaksinës rreth 130 mjekë, ndërsa një nga pikëpyetjet më të mëdha është ajo se pse mbahet e fshehtë nga u siguruan 970 dozat e para, dhe se pse erdhën dorazi në Rinas, duke fshehur në këtë mënyrë edhe dhuruesin që përmendi Rama.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here