Analisti i’a thotë troç Ramës: Shpërndave dy qese me vaksina, që të harrohej tava e Dubait! Rama: Bisedë banale…

0
34

Analisti Agron Gjekmarkaj, ka debatuar me kryeministrin Rama, lidhur me 950 vaksinat që mbërritën në Shqipëri dhe u prezantuan me pompozitet në stadiumin “Air Albania”.

Gjekmarkaj tha se dozat e pakta që mbërritën në Shqipëri, nuk mund të konsiderohen si fillimi i vaksinimit dhe se u përdorën nga kryeministri për të larguar vëmendjen nga darka luksoze e qeveritarëve në Dubai.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Kemi si garanci vetëm fjalën e tij, nuk e di a mjafton, sepse në këto tëtë vitë fjala i është përgënjeshtruar. Në vendet e BE kemi pamjet, kurse këtu thotë mund ta ketë marrë Braçe me bicikletë apo Manastirliu me gomar. Ka sjelle në Shqipëri një vaksinë klandestine. Nuk mund ta quajë nisje të vaksnimit, me 480 vaksina.
Arsyeja përse na u paralajmëruar se vaksia do të vinte tani, janë peshqesh nga Nusreti, për të tërhequr vëmendjen nga fetexhinjtë. I duhej thyerje e fortë për të eleminuar efektet anësore të restorantit të famshëm. Solli me urgjent dhe emergjencë, por i shërben edhe misteri që ne të mërremi me këtë dhe jo me imazhin e tavës. Ato te Nusretit ishin tava e rëndësishme. që kanë paratë e Shqipërisë. I’u desh kjo dhe ne merremi të gjithë me këtë, se ku gjeti Edi Rama 480 vaksina.

Rama: Nuk është faji im, që njerëzit që nuk duan të dëgjojnë nuk dëgjojnë. Unë e kam thënë, se ne kemi siguruar vaksinën, kam thënë se jemi në negociata me dy vende dhe presim të marrim sasi dozash, mundësisht edhe përpara këtij afati kontraktual. E lë me kaq se s’kam çfarë ti përgjigjem këtij reflektimi. Ishte vendosja me fjalë, përpara publikut e portretit të profesorit.

Gjekmarkaj: Kryeministri na e kishte dhënë lajmin për datën 21, kur u shfaq me dy qese vaksina.

Rama: Unë mund të flas për çdo gjë edhe për atë incidentin dhe do t’ua shpjegojë, por përsëri mendoj se shqiptarët janë mjaftueshmërisht të mençur për të kuptuar çfarë po them une dhe çfarë po dëgjoj nga profesori. Të bëhet vaksina për propagandë…

Gjekmarkaj: Bëhet për hall, por ju e nisët për efekte të spostimit të vëmendjes. Ishit në siklet dhe ju duhej kjo. Nuk mund të thuhet që me këto vaksina, nisi vaksinimi në Shqipëri.

Rama: Po sikur të ketë një lajthitje të vogël kalendarike profesori për momentin kur i referohet? Është bisedë banale nuk dua të bie ne këtë banalitet.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here