“Në 8 vite çfarë ke bërë? I mbyllni skandalet me PR” Gazetarja debat me Spiropalin

0
47

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është debatuar me gazetaren Kostana Morava.

Spiropali: Këta mbrohen se jemi ne më të mirët se janë ata më të këqijtë, çfarë do të thotë kjo? Ke pasur 8 vite në pushtet. Tani linjën e mendimit nuk mund të ma caktosh ti!

Spiropali: Mendova se po më bëjë mua pyetje.

Kostana Morava: Nuk të bëj pyetje se ti je retorike dhe i di të gjitha përgjigjet. Mua më duket qesharake dhe hipokrite që këta flasin kështu në publik, se e dinë që këta njerëz që shohin nga ekrani nuk janë injorantë, që nuk e përtypin këtë argument banal që fajin e ka ai tjetri dhe ne jemi më të mirë.

Ke pasur 8 vite dhe çfarë ke bërë? Ke pasur vetëm skandale njërin pas tjetrin dhe i mbyll me fushata PR-i. Problematikat qytetare nuk trajtohen dhe nuk shkojnë asgjëkund. Këta të akuzojnë nëse u del kundër se je me këtë apo me atë./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here