Braçe ndihmon Ramën nga shtëpia, sulmon Vasilin në Twitter me komente s*ksiste: Ka bërë qerpikët fiks për intervistë, nisi debilllëku, ha ha ha!

0
74

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, njësoj si të ishte një militantë i rëndomtë, ka sulmuar mbrëmjen e djeshme, edhe me komente s*sksiste moderatoren Eni Vasili, e cila mbrëmjen e djeshme kishte përballë në intervistë kryeministrin Edi Rama.

Me disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Braçe përmendte qerpikët e vënë të Vasilit, ndërsa më pas e sulmonte atë duke e quajtur edhe debile.

Disa nga postimet e Braçes:

-Ooooo Zoooot; Dy te reja menjehere nga sot: E para, qerpiket e rinj fiks per interviste; e dyta, uji ardhur nga Fiji enkas per intervistuesen! Aaaaa po qenkan dhe dy alaliste te vjeter!

-Nisi debillleku; Pse duhet ti besojme kryeministrit ne mandatin e dyte kur humbet besimi dhe mos i besojme transportit te vaksines me police por qe ta shoh une?! Rrini e degjojeni deri ne fund se do kenaqeni!

-Po si ka mundesi qe debilleku te bej televizion? E degjuat? Vaksine per propagande! Ca domethene?-e pyesin. Ja Maqedonia ka marre nga Bullgaria. Ku i ka?-e pyesin. Dakord po ti 970 cope ke! Ore po ku i ka Maqedonia?-e pyesin. Po mire sa do vaksinosh ti deri ne Shkurt dhe vazhdon!

-Ooooooooo Zooooot! Degjoni degjoni se eshte nivel tjeter: Pse na i ben ne Erdogan gjithe keto dhurata, pse pse pse?! Se te ka ty xhan?! Ha ha ha ha ha!

-Debillleku ne nivel tjeter; Pse ste pret me kuaj Merkeli, Macroni, Xhonsoni, Conte? Pse ska kuaj? E kupton, kjo ne Turqi ishte pritje madheshtore por e vetmja se BE ste pret me kuaj!

-The end sic duhet; Nje pergjigje per Ditmirin nuk ma dhe?! Po nuk jemi mbledhur per Ditmirin tani! Po ta kishim bere edhe nje Titull tjeter tani- thote drejtuesja e muhabetit. Ja keshtu dhe kaq! Tani flini gjume!

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here