Acari “pushton” Shqipërinë, meteorologu tregon se kur do të kemi përmirësim të motit

0
41

Prej disa ditësh Shqipëria është e “mbërthyer” nga temperaturat e ulta që arrijnë deri në -14 gradë celcius, duke sjellë prezencë akulli dhe ngrice në pjesën më të madhe të vendit.

Ky i ftohtë ka ardhur si pasojë e ndikimit të stuhisë “Filomena”, ndërsa sipas meteorologut Hakil Osmani, kjo stuhi ka bërë që temperaturat të jenë deri në 10 gradë më të ulta se normalja.

“Këto temperatura nuk janë normale pasi stuhia “Filomena” ka sjellë vlera shumë më të ulëta në territorin shqiptar. Në Ultësirën Perëndimore kemi vlera negative gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit në territorin shqiptar. Sa i përket të hënës pritet që këto vlera termike pritet të jenë prezente”, shprehet ai në Abc Neës.

Sipas tij, përmirësimi i motit do të vijë pas ditës së mërkurë, ndërsa që prej të enjtes temoperaturat do të rriten, por do të rikthehen reshjet e shiut.

“Duke qenë se kemi tërheqje të masave ajrore të acarta që i kemi përjetuar gjatë stuhisë “Filomena”, kemi ardhjen e masave të ngrohta nga Mesdheu duke bërë që të kemi edhe reshje”, tha Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here