Serbët i kërkuan të ndryshonin historinë e Luftës me Kosovën, Dua Lipa rrëfen si veproi gjyshi i saj

0
44

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë me revistën e famshme “Rolling Stone”. Këngëtarja ka përmendur dhe vendlindjen e saj Kosovën, ku ka treguar momentet e vështira që familja ka përjetuar gjatë luftës me Serbinë.

Ajo shprehet se gjyshi i saj i cili po shkruante një libër për gjithçka po ndodhte u pushua nga serbët sepse i kërkuan që të rishkruante historinë siç ata dëshironin. “Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. 

Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe humbi punën e tij.

Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”. Revista gjithashtu ka dhënë informacione për gjyshin e Duas, historianit Seit Lipa i cili ka qenë edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here