Ylli i “I vetëm në shtëpi 2” kërkon mbështetjen në Twitter për heqjen e Trump nga filmi

0
42

Ndërsa Presidenti Donald Trump përgatitet të dalë nga Shtëpia e Bardhë, adhuruesit e “I vetëm në shtëpi 2″ duan që ai të hiqet përherë nga ekrani dhe nga filmi dhe ylli i filmit Macaulay Culkin, i cili luajti Kevin McAllister, i cili ndahet nga familja e tij dhe përfundon në Nju Jork duket se është në dakord me idenë.

Në një moment, Kevin kryqëzohet me Trump në Hotel Plaza. Ai i kërkon Trump udhëzime për në hollin e hotelit dhe Trump përgjigjet duke i treguar drejtimin e duhur.

Disa adhurues të filmit duan ta heqin Trump nga ajo skenë  dhe një përdorues i Twitter bëri pikërisht atë.

Përdoruesi postoi versionin e tij në skenën në Hotel Plaza dhe këtë herë Kevin është parë duke folur me një figurë memece, të padukshme në vend të Trump. Aktori iu përgjigj me një fjalë të vetme videos së edituar: “Bravo”.

Një tjetër përdorues i Twitter propozoi krijimin e një “peticioni për të zëvendësuar dixhitalisht “I vetëm në shtëpi 2” me 40-vjeçarin Macaulay Kulkin.”

“Shitur”, shkroi në përgjigje Culkin.

Përveç tweets, një peticion në Change.org i kërkon Disney që të zëvendësojë Trump me Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

“Home Alone 2 është njollosur. Ka një njollë raciste në të në formën e Donald J Trump,” shkroi kërkuesi. “Unë bëj kërkesë që ai të redaktohet nga filmi dhe të zëvendësohet me Joe Biden.”

Kjo nuk është hera e parë që Trump hiqet nga “I vetëm në shtëpi 2”. Në vitin 2019, CBC, Canadian Broadcasting Corp transmetoi filmin pa skenën e Trump disa orë pasi Presidenti u shprehu anëtarëve të shërbimit jashtë shtetit se si ai ishte i nderuar të ishte në “një nga hitet më të mëdha” të Krishtlindjeve.

Regjisori i “Home Alone 2”, Chris Columbus, tha se Trump hyri me forcë në film. Në një deklaratë për “Insider” muajin e kaluar se kineastët i ishin afruar Trump me idenë për të filmuar në Hotelin Plaza, që zotëronte Trump në atë kohë

“Trump tha: E vetmja mënyrë që të përdorni Plaza është nëse unë jam në film”, tha Columbus. “Kështu që ne ramë dakord ta fusnim në film dhe kur e shfaqëm për herë të parë ndodhi gjëja më e çuditshme: Njerëzit brohorisnin kur Trump u shfaq në ekran. Kështu që unë i thashë redaktorit tim: Lëre në film, është një moment për audiencën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here