Mark Marku drejtues politik i PD në Lezhë, Rama nxjerr videon dhe ironizon: Opopopo….

0
47

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar caktimin e pedagogut Mark Marku si drejtues politik të PD-së në qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i qeverisë ka postuar në Instagram një video të një debati të Markut në një studio televizive gjatë një emisioni duke ironizuar lëvizjen e Lulzim Bashës që i ka besuar Lezhën, Markut. “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…” shkruan Rama.

Pedagogu ka qenë më parë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Përballë nga socialistët në Lezhë, Marku do të ketë ish-ministren e Arsimit, aktualisht deputete e PS-së, Lindita Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here