Ndodh e papritura në Superkupën e Spanjës, Bilbao mposht Barcelonën dhe i rrëmben trofeun

0
58

Atletiko Bilbao trondit Barcelonën duke i rrëmbyer trofeun e Super Kupës të Spanjës. Një ndeshje dramatike e zhvilluar mes dy ekipeve baske, pasi Bilbao bëri suprizën duke mposhtur Barcelonën në këtë sfidë.\

Në minutat e fundit të pjesës së parë u shënuan dy gola. Griezman shënoi në minutën e 40-të, por Bilbao barazon pas dy minutash me anë të de Marcos. Pjesa e parë mbyllet në barazim.

Në të dytën, Griezman kalon në avantazh në të 77-ën Barcelonën, duke bërë që katalanasit të kenë ndeshjen nën kontroll. Por nuk ishte thënë që të mbyllje me kaq. Bilbao barazon në minutën e 90-të me anë të Vilalibre. Kaq mjafton dhe ndeshja shkon me shtesë.

Menjëherë pasi nis shtesa, Bilbao shënon gol e trete me anë të Williams, duke shkaktuar një tronditje të thellë te Barcelona, Ekipi i Koeman u mundua të barazonte ndeshjen, por pa rezultat. Lojtarët e Bilbaos patën mundësinë për të shënuar edhe një gol të katërt, por pa pafat.

Ndërsa Messit nuk i mbajnë nervat dhe godet në fushë lojtarin e Bilbaos në minutat e fundit të shtesës, duke detyruar arbitri ta nxjerrë me të kuqe.

Kaq mjafton dhe Bilbao fiton titullin e tretë të Super Kupës së Spanjës. Një fitore me vlera, pasi ky ekip mundi në gjysmëfinale Realin e Madridit, e tani në finale Barcelonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here