“Pyetjet i merr nga Basha”, gazetarja e ABC i kthehet Topallit: Merre telefonin nëse je më e qetë

0
34

Gazetarja e ABC Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli, të ftuara në emisionin Log. me Endri Xhafon janë përplasur në lidhje me bashkëpunimin e tyre me partinë Demokratike apo Socialiste.

Topalli ka akuzuar gazetaren se pyetjen e ka marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga ana tjetër Konomi i ka treguar Topallit se nuk është e ndikuar dhe nuk merr mesazhe nga askush.

Për sigurinë e saj gazetarja ka kërkuar që Topalli të marrë dhe të kontrollojë celularin e saj.

Ndër të tjera mes të ftuarës dhe gazetares së ABC ka vijuar debati për një status që ajo kishte bërë në 2018 dhe mbronte djegien e mandateve.

Pjesë nga debati:

Esiona Konomi: Pse ju vjen për mbarë të kritikoni Bashën dhe jo Ramën,

Jozefina Topalli: Të shikoj se të vijnë mesazhet nga Lulzim Basha,

Esiona Konomi: Tërhiqeni këtë që thatë, pasi jeni mësuar që të sponsorizoni mendime, por unë nuk jam mësuar që të sponsorizohem nga askush, dhe nëse doni që të krijoni një imazh politik tërhiqini ato që sapo thatë.

Endri Xhafo: Ju e fyet gazetaren, dhe për qartësi Esiona nuk mbulo PD-në por mbulo PS-në në redaksi,

Jozefina Topalli: Unë nuk e njof, kush është Esiona

Esiona Konomi: Ju duhet telefoni im mund ta mbani

Jozefina Topalli: Ju mund të vazhdoni, unë po ju dëgjoj, pyetjet i marrin se u vijnë të gjithëve

Esiona Konomi: Unë nuk jam të gjithë

Jozefina Topalli: Ok ti je shumë e veçantë, meqe je gazetare, kush e ka bërë opozitën e 2013-2013

Esiona Konomi: Ju keni bërë dhe keni pasur idenë e djegies së mandateve dhe e keni shprehur këtë,

Jozefina Topalli: Jo,

Esiona Konomi: Po të lexoj postimin tuaj, 19 dhjetor të 2018

Jozefina Topalli :Lexojeni dhe njere, se une nuk kam thënë se duhet të digjet mandati, a nuk e kupton ose po abuzon.e.su./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here