Shumë tifozë e kanë ëndërr, ja sa paguhen punonjësit e Bajernit

0
65

Të punosh për Bajernin e Mynihut është pa dyshim një ëndërr për të gjithë tifozët bavarez. Klubi regjistron 290 mijë pjesëtarë dhe ka punësuar 1000 njerëz. Por sa mund të jetë paga më e madhe te klubi më i titulluar në Gjermani?

Sigurisht që në vendin e parë është sulmuesi polak, Robert Levandovski. 32-vjeçari fiton 20 milion euri në vit, pas tij vjen Manuel Nojer me 18 milion euro dhe Tomas Myler me 17 milion euro. Ndërkohë menaxherja e skuadrës gjermane, Katlin Kryger fiton rreth 200 mijë euro në vit neto. “Bild” shkruan se një punonjës i administratës në klubin bavarez ka një rrogë jo më të vogël se 3 mijë euro neto në muaj. Këtu hyjnë puntorët e fushës stërvitore, dhe ata të mirëmbajtjes në selinë e klubit.

Të punosh si stjuard për të ruajtur rendin në shkallët e stadiumit fiton reth 10 euro në muaj dhe ke një mundësi kontrate prej 2 vitesh. Ndërkohë ciceronët që punojnë në muzeun e klubit marrin 30 euro për një tur.

Në një ditë të zakonshme ata kryejnë deri në 5 ture në ditë. Ndërkohë në “fan shop”-et e skuadrës mund të fitosh deri në 400 euro në javë. Këto poste janë të zëna me studentë të cilët përveç studimeve kanë mundësi të punojnë një punë part time. Klubi i Bajernit u siguron të gjithë punonjësve të tyre mbulimin e sigurimeve shëndetësore dhe pushimet, ashtu si dhe një rrogë shtesë në periudhën e Krishtlindjeve.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here