19 Janar 1995, Pitkini vizitonte Tiranen

0
99

Wisdom-i u be i famshem me filmat e tij humoristike ne vitet 1950-1960, ku luante rolin e njeriut te cilin nuk e marrin seriozisht dhe te percmuar nga shoqeria, po qe ne fund triumfon perballe kundershtareve.

Charlie Chaplini e ka quajtur Wisdomin kllounin e tij te preferuar. Ne Britani ai konsiderohet “nje nga personazhet me te qendrueshme te komedise britanike” (BBC).

Citohet fama ne Shqiperi

Shume agjenci perendimore lajmesh citojne krahas njoftimit se Wisdom nderroi jete i qete ne Isle of Man, edhe faktin se fama e tij arriti deri ne Shqiperi.

Ai u kthye ne nje figure kulti ne Shqiperine komuniste shkruajne agjensite Rojter dhe AFP, ku filmat e tij qene nder te paktet prodhime kulturore te Perendimit, qe lejoheshin te shfaqen ne televizor. Norman Wisdom e vizitoi Shqiperine ne vitin 1995, pas renies se komunizmit. Agjenti i tij per 30 vjet, Johnny Mans e kujton kete vizite ne Shqiperi:

“Ishte e krahasueshme me dalldine per Bitellsat adhurimi per te ne Shqiperi”, thote ai. “Edhe burrat i afroheshin dhe e puthnin.”

Ambasadori i Shqiperise ne Britanine e Madhe, Zef Mazi u shpreh me kete rast:

“Ai ishte shume i njohur per kedo, qe nga me te rinjte e deri me te vjetrit dhe na bente te qeshnim ne nje kohe, ne kohen e komunizmit, ku nuk kishte shume gjera per te qeshur.”

“Njeriu ka me pak nevoje per humor femije”

Wisdomi edhe kercente, kendonte dhe luante vegla muzikore, por qe komedia, me te cilen ai fitoi zemrat e miliona veteve.

“Komedia ime eshte per femije nga mosha3 ne 93 vjec. Njeriu ka nevoje per nje lloj humori pak si femija dhe nese nuk e ka kete aftesi, eshte shume keq”, tha njehere ai.

Pas nje femijerie te varfer ne Londer, Wisdom u fut ne ushtrine britanike si djale i ri. Per here te pare ai pati mundesine te ushqehej aty si duhet dhe te zhvillonte talentin e tij per te zbavitur te tjeret. Nga ushtria ai u largua ne vitin 1946, duke e filluar karrieren profesioniste si humorist ne moshen 31 vjecare.

Ngjitja e tij dhe kthimi ne nje nga artistet me te njohur britanike qe shume e shpejte. Karrieren artistike e ai perfundoi zyrtarisht kur mbushi 90 vjec.

Ai luajti 19 filma televizive dhe nje sere komedish televizive. Mbreteresha Elisabeth II i dha atij titullin “Sir”. Filmat e tij perfshijne “Problemet ne dyqan” (Trouble in the store), per te cilin ai e mori nje cmim BAFTA dhe ne vitin 1966 ai u propozua per Cmimin Tony (Tonu Award) per rolin e tij ne komedine muzikore “Eci i lumtur” (Walking happy)

Autor: Auron Dodi/ rtr/ afpe

Redaktoi:Esat Ahmeti/ naishtedikur.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here