“Bën kjo katunarja sikur çfarë ka bërë”, ndjekësja i nis gabimisht mesazhin Arbanës, moderatorja “nuk ia përton” i kthen përgjigjen epike

0
44

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan foto nga përditshmëria dhe nga jeta profesionale.

Ajo shpesh ndan dhe receta të ndryshme me ndjekësit e saj. Por si duket jo të gjithë kanë një mendim të mirë për recetat e Arbanës.

Së fundmi ajo ka marrë një mesazh nga një vajzë e cila “gabimisht” i ka dërguar një “replay”, në një nga recetat që moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avocado a salmon, kjo hante sufllaqe”, ka shkruar komentuesja.

Ndërsa, Arbana ia ka kthyer se i pëlqen shumë sufllaqet dhe një të tillë do ta ndërronte me salmonin. “ Nga seria, doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht. Unë vdes për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndërroj salmonin me sufllaqe”, shkruan Arbana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here