Drejtori i spitalit të Shkodrës: Do jepen me koncesion tre shërbime, asnjë punonjës nuk hiqet nga puna

0
42

Drejtori i Përgjithshëm i spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti ka reaguar pas akuzave për laboratorin biokimik. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se nuk janë të vërteta lajmet se do të largohen punonjësit nga puna.

“Nuk do largohet asnjë punonjës i laboratorit biokimik të Spitalit të Shkodrës dhe se deklarata të tilla janë dashakeqëse në një situate të pandemisë ku në si spital kemi shtuar staf për shkak të situatës”, tha ai.

Në lidhje me shërbimin koncesionar drejtori Dajti shprehet se në fund të dhjetorit është bërë një takim për sqarimin e situatave dhe u është kërkuar të gjithëve plotësimi i dokumentacionit.

“Jemi në një proces që së shpejti do të përgatisim për dhënien me koncesion laboratorin. Të gjithë punonjësit do tu jepet mundësia që të kenë marrëdhënie pune me punëdhënësin e ardhshëm.

Deri në fillimin e plotë të punës me koncesionarin ka disa hallka. Këtu nuk ka asgjë të plotë. Interpretimi i largimit të punonjësve janë dashakeqe. Jo vetë që nuk janë larguar nga puna, por ne kemi shtuar punonjësit”, tha ai.

Ai shprehet se përveç laboratorit biokimik me koncesion do jepet edhe laboratori bakteriologjik dhe shërbimi i anatomisë patologjike, e cila nuk funksionon që prej vitit 1997 në Shkodër.

“Me koncesion do të jepen disa shërbime. Jo vetëm laboratori biokimik, por do jepet me koncesion edhe laboratori bakteriologjik, dhe shërbimi i anatomisë patologjike”, tha ai, ndërsa theksoi se asnjë punonjësi të Spitalit të Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. g.v/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here