FOTOT/ Moderatorja shqiptare: Ne jemi një shoqëri seksiste, më nxorrën kokrën e kur*ës vetëm për një foto

0
39

Vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjet piktura e shpërndarë rreth një vit më parë nga moderatorja Dojna Mema. Mema publikoi një pikturë të piktorit francez, Gustave Courbet, ku në qendër ishte organi gjenital i një femre, që sipas artistit simbolizon origjinën e botës. Dje në Trotuar, Dojna tha se postimi u ndesh me komente të shumta që sipas saj janë seksiste.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë.

Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale.

Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Nga vajza e mirë e ekraneve, unë dola kokrra e k*rvës. Është bërë një tmerr i madh. Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim.

Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh moderatorja.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here