Marrëveshja sekret me Pfizer,Meta:Duhet transparencë edhe kur pi Coca-Cola

0
34

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer, për vaksinën kundër Covid, e cila është klasifikuar si sekret shtetëror.

Ilir Meta e vuri theksin tek transparenca, si një instrument që rrit besimin tek publiku për procesin e vaksinimit. Sipas Presidentit të vendit, edhe kur pi një pije si Coca-Cola, duhet ta dish kur është prodhuar apo kur skadon.

“Unë jam për transparencë totale se dhe kur pi një Coca-Cola duhet ta kesh kohën kur është prodhuar e kohën kur skadon. Kjo ndihmon për forcimin e besimit se dhe kjo luftë me pandeminë është çështje besimi. Gjithë institucionet duhet të bëjnë gjithçka për të rritur këtë besim përmes transparencës maksimale”, tha kreu i shtetit.

Marrëveshja me Pfizer që është planifikuar ditën e sotme të ratifikohet në Kuvend, ka kushtet e konfidencialitetit dhe deputetët do të njihen me çdo detaj të saj, por ajo është cilësuar sekret shtetëror dhe ata nuk kanë të drejtë të nxjerrin asnjë informacion./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here