“Pseudo-patriot! “Vlen sa një sufllaqe…” Sherr mes gazetarit Marin Mema dhe deputetes minoritare të Partisë Socialiste

0
43

Emisioni i fundit i “Gjurmë shqiptare” në Top Channel që ka trajtuar historinë e Dropullit, bashkisë ku jeton minoriteti grek vë në dyshim prejardhjen greke të banorëve të kësaj zone dhe ka provokuar një përplasje mes deputetes minoritare Artemis Malo dhe gazetarit Marin Mema. Në reagimin që ka pasur për emisionin, deputetja e quan gazetarin një pseudo-patriot dhe i bën thirrje të ndalë me ato që deputetja i konsideron pseudo-analiza.

“Qetësohu shoku patriot, gazetar, propagandues, apo çdo rol që të pëlqen të marrësh!!! Ne jemi NJË,
e do të jemi edhe më të lumtur pa ty në ekran! Përgjegjësisë ligjore nuk do t’ i shpëtosh!! Më të qetë dhe më të bashkuar pa turpe si ty!! Mollët e sherrit që lëshon, nuk kanë asnjë sens pozitiv! Zgjidh një mënyrë më të ndershme të pasurohesh e të bësh famë!! Nuk bëhet me kamera të fshehta, qytetarëve të moshuar, as me hulumtime me persona me konflikte personale interesi, e as me ty që ke guxuar të na mbash gjoja flamurin dhe shpatën e atdhetarizmit në emrin tënd! Mos u bë hero prej letre pa nevojë! Ne jemi të uritur për butësi në një botë ku ka gjithçka me bollëk. Ne jemi të varfër në këtë ndjenjë që është si një përkëdhelje për zemrën tonë. Kemi nevojë për drejtësi dhe ndershmëri!! Patriotizmi është një dashuri e shenjtë por dhe bujare që nuk kërkon asgjë më shumë sesa të kuptohet dhe vlerësohet” shkruan deputetja në një status në rrjetet sociale, dukshëm e acaruar nga mesazhi i dokumentarit.

Në anën tjetër, gazetari Marin Mema ka kthyer përgjigje edhe ai në profiling e tij në Facebook. Duke e krahasuar me historianët që kanë folur në dokumentar, Mema thotë se gradat e deputetes, “vlejnë sa një sufllaqe” dhe se ajo shkruan “hartime”.

“ Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zones tuaj dhe halleve të banorëve të saj. PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve” shkruan Mema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here