Qeveria “zaptoi” pa leje stadiumin kombëtar për vaksinimin, FSHF-ja hedh hapin e parë: Ja çfarë i kërkon qeverisë

0
42

Federata Shqiptarë e Futbollit i ka dërguar një kërkesë qeverisë shqiptare, duke i kërkuar qiranë për përdorimin e ambienteve të stadiumit “Air Albania” për procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

“Air Albania Stadium” është vendi i përzgjedhur për të bërë vaksinat kundër COVID-19, një proces që nisi para disa ditësh, teksa mes personave që e bënë ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Gjithsesi ka një problematikë, në lidhje me marrjen e ambienteve të stadiumit pa ndonjë leje të posaçme, prandaj dhe FSHF ka vendosur t’i kërkojë qiranë për këtë “zaptim”.

Në këtë mënyrë, në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë dërguar shkresat e para dhe në FSHF kërkojnë që të paguhet qira për përdorimin e stadiumit “Air Albania”, sikurse ndodh me çdo subjekt që e merr në përdorim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here