Rike Roçi nuk do të dalë më në televizionet shqiptare, sqaron ndjekësit: Do të flas vetëm një herë…

0
108

Ish-konkurrentja e Big Brother, Rike Roçi ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Shqipërise dhe pse prej kohësh ajo jeton në Itali.

Dhe pse prej kohësh Rikja nuk është shfaqur më në televizionet shqitpare ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo është pyetur në Instagram nga ndjekësit e saj se përse nuk është shfaqur më në ekranet shqiptare.

Sipas saj televizionet shqiptare nuk e pranojnë njeriun e drejtë, por vetëm ata q kanë takime me drejtorin e televizioneve ose ata që erren me djem të martuar dhe kriminelë.

“Pyetje me vend, do flas njher e mirë nuk dua të bëj më asgjë në Shqiperi as intervista, as programe, asgje, asgje. Nuk ka meritokraci ne sallonet e tv shqiptare. Flas per shumicen dhe jo per te gjithe. Behesh e famshme nëse kërkon burrë ne tv, ose nëse ke takim me drejtorin e tv, ose nëse meresh me burrin e martuar kriminel, ose nëse je fry aq shumë me silikon, saqë kjo është stereotipi i bukurisë. Atje nuk e duan thjeshtesinë, nuk e duan njeriun e mire, aty zotëron vetem intriga…E dua vendin tim Shqiperinë, por shumicën e njerëzve jo të marin respektin për dobësi… që kështu”, shkruan e zhgënjyer Rike Roçi./r.g

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here