4 të vrarët e ’21 Janarit’ shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’/ Rama: Sot një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë

0
45

TIRANË- 4 të vrarët para kryeministrisë më 21 Janar, shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut”.

Në 21 janar 2011 në Bulevard u vranë Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Aleks Nikaj, ndërsa sot kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka thënë se është një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Kryeministria – Shpallja e të vrarëve të 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut” dhe reflektimi i tragjedisë në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë, si edhe marrëdhëniet e qeverisë me protestën në rrugën e forcimit të demokracisë… #TëPaharruar” shkruan Rama.

“Njëkohësisht në përpjekje për të kuptuar bashkarisht se si ngjarje tragjike, dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re. Në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në transformim të sistemit të drejtësisë.

21 Janari të familjes së 4 dëshmorëve, plagën e madhe që hapi në shoqërinë tonë. Shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë, dhe politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer me qëllim në vetvete dhe drejtësisë si një mur i pakapërcyeshëm për njerëzit.

Kemi arsye për tu përulur me mirënjohje të madh, përpara kujtimit të 4 dëshmorëve. Humbja e jetës të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme, duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirën dhe të drejtën për të protestuar.

Jam krenar që ne si pjesë ë asaj përpjekje në një kohë tjetër dhe në një kohë të vështirë e të ngatërruar kemi qenë mishërimi i një vullneti për të garantuar lirinë për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestë.

Tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta dhe ligji për të drejtën e protestës. Kemi garantuar reagim proporcional. Duhet garantuar jeta e protestuesit dhe të mos vihet në pikëpyetje. Dinjiteti i protestës që është i shoqërisë dhe të mos shkelet në emër të mbrojtjes së hapësirës përtej gardhit.” ka thënë Rama.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here