Aktori i dashur për publikun shqiptar bën vaksinën kundër Covid-19: Bëni si unë nëse doni të jetoni

0
47

Ish-guvernatori 73-vjeçar i Kalifornisë dhe ylli i kinemasë, Arnold Schwarzenegger, ka bërë ditën e sotme vaksinën anti-Covid dhe i ka bërë thirrje ndjekësve të tij të bëjnë si ai, nëse duan të jetojnë.

Schwarzenegger ndau videon e bërë gjatë vaksinimit në mediat sociale duke marrë vaksinën dhe përmendi 2 pjesë nga filmat e tij gjatë bërjes së vaksinës.

Në video shihet Schwarzenegger ulur në anën e pasagjerit të makinës së tij, ndërsa një pjesëtar i stafit mjekësor i bën atij vaksinën.

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar e shoqeroi postimin me këtë shkrim: “Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në radhë. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Eja me mua nëse dëshiron të jetosh!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here