Tensionohet situata në Elbasan, tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës përplasen me njëra-tjetrën

0
49

Luhet në këto moment ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizan it dhe Tiranës, e cila zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, mbështetës të të dyja ekipeve kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.

Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka.

Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti. Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here