Vesi i keq i manipulimit/ Shihni se si Veliaj lyente me bojë të kuqe protestuesin në 21 Janar (video)

0
29

Dhjetë vjet nga vrasja e katër qytetarëve të pafajshëm në Bulevard, shumë figura publike, politikanë dhe analistë kanë rendur të tregojnë versionin e tyre të ngjarjeve. Edi Rama ka nxituar të shpallë të vdekurit “dëshmorë të kombit”, ndërsa Sali Berisha ka folur në televizionin Syri, duke bërë fajtor Edi Ramën për ngjarjen.

Një tjetër personazh, që nuk i ka rezistuar tundimit për të treguar versionin e tij të ngjarjeve, është kryebashkiaku Erion Veliaj, që në atë kohë merrte pjesë në protestë sëbashku me shokët e tij të “Mjaftit”.

Sot Veliaj ka komentuar ngjarjet e asaj dite.

“Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, deklaroi Veliaj në përvjetorin e dhjetë të vrasjeve.

Por cili ishte roli i Veliajt në 21 Janar?

Një video amatore, tregon se si kryebashkiaku i sotëm i Tiranës, lyente me bojë të kuqe kokën e një protestuesi, që të dukej sikur ishte dhunuar barbarisht nga policia.

Vesi i keq i manipulimit, nuk e ka pushtuar Erion Veliajn pasi erdhi në pushtet Partia Socialiste, por duket se ka qenë i rrënjosur thellë në karakterin e tij, edhe pa patur asnjë pushtet.

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here