Video/ Nuk ka ndryshuar asgjë në 9 vite, Rama vendos lule në vendet ku u vranë 4 protestuesit e 21 Janarit

0
42

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe zyrtarë të lartë socialistë kanë mbajtur sot homazhe në vendin ku u vranë 4 protestues në 21 Janar në vitin 2011. Ky është viti i 9 radhazi që në vendet ku u vranë katër viktimat që sot iu akordua dhe titulli i dëshmorit të atdheut, vendosen lule nga Rama dhe familjarët.

Rama iu akordoi titullin e “Dëshmorit të Atdheut” viktimave Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, ndërkohë që familjarëve të tyre iu premtoi për të disatën herë vendosjen e drejtësisë, edhe pse tha se kryeministri nuk mund të bëjë rolin e prokurorit.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 dëshmorët e protestës paqësore të 21 Janarit.

Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10-vjeçar, në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore, nga njëra anë në drejtim të marrëdhënies së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformimit të sistemit të drejtësisë.

21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapin shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve, dhe përtej plagës së madhe që hapin në shoqërinë tonë, shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe të drejtësisë.

Për tu përulur me mirënjohje të madhe përpara 4 dëshmorëve, humbja e jetëve të cilëve, fatkeqësisht, vuri vijë të kuqe, duke bërë të pakapërcyeshme, forcën e shtetit në raport me njeriun dhe të drejtën për të protestuar.

Unë jam krenar që ne si pjesë e kësaj përpjekje, në një kohë tjetër, me marrjen e qeverisë së vendit, kemi treguar vullnet të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike, nga pikëpamja e kërcëenimit të fuqisë së protestëës,.

Kemi garantuar trajtim propocianal, duke siguruar në çdo rast që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet kurrsesi në rrezik. Integriteti i shoqërisë të mos shkelët në emër të mbrojtjes së gardhit, pavarësisht protestave të përsëritura.

Janë të gjithë dëshmitarë të së vërtetës që është kthyer në nornë. Pra që protesta ësht e drejta e shprehjes së nevojës për t’u dëgjuar. Si asnjëherë më parë, qeveria ka pasur jo vetëm vullnetin për të dëgjuar , por dhe karakterin për të reaguar, deri dhe për të kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes të drejtës dhe arsyes.

Natyrisht, nëse protesta është një e drejtë e padiskutueshme, e drejta sështs gjithmonë me ata qe protestojnë. Por n të gjitha rastëet, garantimi i ksaj të drejte kushteutses eshte detyre për ata q qeverisin. Nuk ka më asnjë krahasim me 21 janarin dhe kuklturën e degradimit të pushtetit,.

Duhet të vihet në vend e drejta për të reflektuar ndëshkimet, kryeministri nuk mund të bëjë gjykatësin. Ajo që e dallon qartësisht këtë të vërtetë të thënë nga ne, është se ne nuk kemi ndejtur duarkryq, përkundrazi, nuk jemi ne që mund të bëjmë prokurorin dhe gjykatësin, por jemi ne këtu për të siguruar të gjithë ngrehinën ligjore të një sistemi drejtësie që të jetë në gjendje të vendosë për 21 Janarin, ashtu siç duan qytetarët.

Nëse e shohim 21 Janarin me sytë e të djeshmes, padiskutim që ka njëmijë fjalë që mund të thuhen për të argumentuar se viktimat e 21 Janarit ende nuk prehen të qetë, ashtu si dhe familjarët që ndjejnë plagën që u dhemb, dhe që nuk marrin dot frymë të lehtësuar nga mungesa e drejtësisë. Por nëse e shohim 21 Janarin me sytë e së nesërmes, dhe bëjnë një karahasim të sistemit të drejtësisë, jemi besimplotë për të thënë se transformimi po ndodh, edhe pse rruga është ende për tu ndërtuar.

Në njëfarë mënyre jemi në mes të rrugës mes të sotmes dhe së nesërmes, siç janë të gjitha kantierët që ne kemi hapur. Shumëkush mendon se me Vetingun mbaron llogaridhënia e këtyre personave, dhe se kjo është një shkallë ndfëshkimore pqër sistemin. Jo, Vetingu është filtri që pastron të gjithë llumin, është pjesë e të gjithë infrastrukturës së ngritur, për të vendosur drejtësinë e re në themele të reja.

Do të jetë faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri, që do të realizojë atë që njerëzit presin me një padurim të mirëkuptueshë, goditjen e atyre personave që morën peng drejtësinë, e ku e drejta u kthye në një mall që shitej e blihej. Edhe sot që flasim e drejta është ende e pandarë plotësisht nga malli nga gjykatës e prokuror që janë pjesë e mallit që pastrohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here