“Alternativa e re morale”/ Monolog nga Robert Aliaj: Votojmë duke “mbyllur hundët”, pse?

0
45

Monolog nga Robert Aliaj

Alternativa e re morale

Për një gjë jemi të gjithë dakord.

Sa herë votojmë ne shkojmë te kutitë e votimit duke “mbyllur

hundët”.

(Berti mbyll hundët me gishta, sikur i vjen erë e keqe)

Ne e dimë mirë se për kë e për çfarë po votojmë.

Por prapë, shkojmë atje.

Kush na detyron?

Në çdo palë zgjedhje ne shkojmë drejt qendrave të votimit për të

votuar të keqen më të vogël. Dhe pas 4 vitesh kuptojmë që e keqja më

e vogël është rritur dhe është majmur aq shumë sa e ka tejkaluar të

keqen e madhe që ekzistonte para saj.

Ne ankohemi non stop për klasën që na qeveris, por prapë shkojmë të

votojmë… Sigurisht, duke mbyllur hundët.

Ne votojmë, por jo për të zgjedhur një alternativë që na pëlqen. Ne

shkojmë për të votuar kundër.

Në 30 vjet që votohet kundër, Shqipëria nuk arriti kurrë të prodhojë

një alternativë të re, moralisht superiore ndaj klasës ekzistuese

politike. Ne vazhdojmë ta votojmë atë, edhe pse mban erë kalbësirë.

Në 30 vjet, ne jemi kthyer në pasqyrën e kësaj klase politike.

Qeveritë pa moral, kanë nevojë për nënshtetas pa moral. Qytetarë që

të bëjnë sikur ankohen, votues që bëjnë sikur zgjedhin.

Alternativat e reja, që të shfaqen kërkojnë hapësirë.

Do që ky vend të pastrohet? Duhet që ti i pari të kapësh fshesën! Pa e

“mbyllur” hundën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here