Neymar në një lidhje të re? Tifozët kapin detajin e rëndësishëm në “Instagram”

0
38

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, mesa duket ka një tjetër person në krah këto kohët e fundit. “Instagrami” tregon shumë për jetën privat ditët e sotme dhe ka qenë pikërisht atje, ku braziliani ka shkëmbyer disa mesazhe me këngataren Emilia Mernes.

Argjentinasja kishte postuar një foto me një fëmijë të vogël, ku nuk mungoi një koment nga Neymar. 28-vjeçari i dërgoi një zemër bukuroshes, veprim ky që nuk mund t’iu shpëtonte fansave.

Komenti i Neymar në postimin e Emili

Mësohet se dyshja është takuar për herë të parë para Vitit të Ri, ku ylli i PSG-së organizoi një festë në shtëpinë e tij në Brazil. Ende nuk dihet marrëdhënia mes të dyve, por miqtë e këngatares konfirmojnë se deri më tani ata shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin.

Deri vitin e kaluar, Neymar përflitej se ishte në një lidhje me modelen kroate Natalia Barulich, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë gjithçka. Ajo deklaroi se kjo ishte shakajë më e madhe e bërë ndonjëherë, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka asgjë. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here