Nga filmi në realitet, aktori i “Gomorra”-s arrestohet për shpërndarje droge

0
35

Nga filmi në realitet. Aktori italian Salvatore Abbruzzese, i cili ka luajtur në filmin “Gomorra”, u arrestua në Scampia për shpërndarje droge.

26-vjeçari nuk ishte ndaluar ndonjëherë për shkelje të ligjin, ndërsa në vitin 2008 luajti në filmin e Matteo Garrone, “Gomorra”, në rolin e Totò, një adoleshent i cili bënte pazaret për Maria-n, të cilën e tradhtoi duke e vrarë.

Ai u arrestua në flagrancë teksa po u shiste drogë disa personave. Ky nuk është rasti i parë që protagonistët e filmit kult përfundojnë në pranga.

Ai u kap me heroinë dhe kokainë. Pas interpretimit në filmin “Gomorra”, 26-vjeçari ka pasur edhe disa role të vogla në filma të tjerë. Abbruzzese nuk është i pari nga aktorët e filmit kult që bie në pranga. Para tij janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë për vepra të ndryshme, që kanë marrë pjesë në film./a2news.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here