Përsëri, Simpsons ‘parashikoi’ veshjen e përurimit të Kamala Harris!

0
59

Veshja në ngjyrë vjollcë nga Christopher John Rogers, e Kamala Harris, në ceremoninë e 20 janarit, mori jo pak vëmendje nga mediat për pamjen dhe nënkuptimet që ajo kishte.

Ndërkohë, pak ditë më vonë, në internet po qarkullon fotoja e Lisa Simpson, personazhit nga “The Simpsons”, e cila ka pak a shumë të njëjtën veshje me zëvëndëspresidenten e re të Shteteve të Bashkuara:

Kjo nuk është hera e parë që Simpsons “parashikon” të ardhmen. Një episod i vitit 1996 “paralajmëroi” trazirat e Kapitolit.

Simpsons janë pjesë e një serie të çuditshme rastësish ndër vite.

Sidoqoftë, kostumi në nuanca të lejlasë i Harris, sipas ekspertëve, është një përzierje e të kuqes (republikanë) dhe blusë (demokratë). Ndoshta, këtë po mendonte edhe Lisa Simpson.

I njëjti supozim për “parashikim”, është bërë edhe me veshjen e Hillary Clinton, e ngjashme me atë të Kamala Harris.

Përsëri, Simpsons ‘parashikoi’ veshjen e përurimit

Skenaristët e “The Simpsons” e kanë kuptuar prej kohësh se politikanët janë të parashikueshëm dhe e kanë shfrytëzuar këtë më së miri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here