ME VIDEO/ Nuk e mban dot veten, Ardit Gjebrea ia plas së qeshurit në mes të emisionit, kërkon falje menjëherë: S’më ka ndodhur prej 9 vitesh punë

0
40

Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro. Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Më pas, toka ka dalë me probleme, po Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve. Në seancë, Klintoni i kërkon lekët e tij, por Hairi i thotë se nuk i ka pasi i ka harxhuar.

Moderatori Ardit Gjebrea nuk ka mbajtur dot të qeshurën, në transmetimin e emisionit “Shihemi në Gjyq”, të ditës së sotme. Protagonistë kanë qenë Klitoni dhe Hairi, gjysh dhe nip, për të zgjidhur një çështje që i mundon për rreth 7 vitesh.

Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit, i cili i ka shitur një tokë për 10 mijë Euro. Hairi i ka marrë këto para por Klitoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Më pas, toka ka dalë me probleme, po Hairi ia ka shitur pavarësisht këtyre problemeve. Në seancë, Klintoni i kërkon lekët e tij, por Hairi i thotë se nuk i ka pasi i ka harxhuar. Gjatë debatit të tyre moderatori shfaqet duke qeshur dhe i kërkon falje publikuar, duke thënë se në një gjë e till nuk i ka ndodhur prej 9 vitesh punë.

“Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë,”-ka thënën ai. 

Video e plotë:

PJESË NGA BISEDA: 

Eni Çobani: Ore pse i more 10 mijë Euro? Ti të pakten ia kishe marrë gjysmat, si ia more të gjitha?

Hairi: Hë pse ia mora të gjitha? Po kishte para ai, pa mi dha. Kishe para kishe se punove Gjermani e kishte. Ti kisha kërkuar unë, ti të më thuash mua na…

Eni Çobani: Uaa, si borxh i doje?

Hairi: Nuk ke turp të më sillje mua këtu burrin 77 vjeç me nipër, mbesa, çupa me dhëndëruq dhe të më sjellësh ti këtu. Për çfarë më sjell mua këtu që të më bjerë të fiktë, jam me diabet. Jazëk të qoftë.

Ardit Gjebrea: I thotë edhe jazëk (qesh).

Klitoni: Po ti qenke mashtrues, ke gënjyer mbesën tënde, pastaj mua.

Hairi: Thuaj çfarë të duash, unë nuk jam mashtrues, mashtrues je ti dhe maskarenj.

Kliton: Edhe lekët na i more edhe qenkemi maskarenj?

Hairi: Klitonit nuk kam se çfarë i bëj tani, ai nuk ka para fare.

Eni Çobani: Ua po pse, ku i çove?

Hairi: Nuk kam, çfarë t’i jap jetën? Kisha nevojë, hëngra i thonë 7-8 vite

Klitoni: Mos do ca të tjera të të jap?

Hairi: Ke ca ti, të më japësh para? Unë s’kam.

Klitoni: I dashke ë?

Hairi: Nuk kam para unë për t’ja larë borxhin Klitonit.

Eni Çobani: I ke marrë 10 mijë euro dhe ia ke lënë belanë këtij.

Hairi: Me paratë e tij unë mbylla hallet e mia.

Eni Çobani: Pra i mbylle hallet, po hallet e tij kush i lan?

Hairi: Tani hallet e tij i mbyll ajo toka që është në vend, burri luan, toka nuk luan. Sa ka ngrënë ajo tokë dhe do hajë.

Moderatori Ardit Gjebrea gjatë debatit nuk ka mbajtur as të qeshurën për mënyrën se si Hairi po fliste dhe i kërkon falje publikut sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur prej 9 vitesh në “Shihemi në Gjyq”.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë pafund. Ju kërkoj ndjesë, nuk më ka ndodhur në 9 vite që jemi bashkë.

(k.a/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here