Pediatre Alketa Hoxha: Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pa vaksinuar!

0
55

Vaksina anti-COVID është me dëshirë, jo me detyrim thotë doktoresha e fëmijëve. Mjekja pediatre, Alketa Hoxha ishte sot e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin në Top Albania Radio.

Sot u diskutua rreth dilemës më të madhe që po na shoqëron gjatë gjithë kohës, për ‘vaksinën’. Vaksina e parë është krijuar në vitin 1796 nga shkencëtari britanik Edward Jenner dhe arriti të shëronte atë që ende njihet si sëmundja e Lisë.

Ngjarjet e fundit politiko-sociale kanë dhënë dritën jeshile ndaj vaksinës së shumëpritur të COVID-19, por kura ndaj virusit ka hasur polemika nga shumë persona të cilët refuzojnë të vaksinohen. Por ajo që duhet të mendojmë është se çfarë duhet bërë me fëmijët apo foshnjat e porsalindura.

Për të folur rreth fëmijëve, në studio ishte mjekja Alketa Hoxha. Ajo shprehet se vaksina është me dëshirë, por vetë si pediatre nuk do të merrte përsipër asnjë fëmijë për ta vizituar nëse nuk do të jetë i vaksinuar.

Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet. Sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët.

Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjsi vetëm vetjake, por është përgjegjsi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë!/topalbaniaradio.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here