Salsano Rrapi thumbon koleget: Nuk dinë të lahen, më vjen turp që jam aktor

0
33

Salsano Rrapi është një nga aktorët më të dashur të humorit. Së fundi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai ka thumbuar dhe ironizuar koleget e tij.

Ai ka theksuar faktin që i vjen turp të quhet aktor, kur lexon statuset e kolegeve të tij që flasin për mediokritetin artistik, ku ndërkohë nuk dinë të lahen e as të vishen.

“Kur lexon statuset e ndonje aktoreje, qe nuk di as te lahet dhe as te vishet, qe flet per mediokritet artistik (te artisteve te tjere), te vjen te ndryshosh profesion, se te vjen turp qe ti ke te njejtin status (aktor) me te… Uhhhhhh”, shkruan Salsano.

Duke iu referuar kësaj kategorie aktorësh, Salsanos i ka lindur “dëshira” për të ndryshuar profesion vetëm për të mos qenë në të njëtin status.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here