Balla tha se ishte mik me eurodeputetin që doli në përgjimet e mafias italiane, reagon Basha: Kur çirakut të Kryeministrit i del emri…(E PLOTË)

0
24

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se PD do të sjellë ndryshimin duke prerë lidhjet e mafias me shtetin dhe duke sjellë që peveri që kujdeset për familjet shqiptare.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit.

Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”,- shkruan Basha. 

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se eurodeputeti që ka dalë në përgjimet e mafias italiane “Ndragheta” është mik i Bashës dhe i ka shkuar disa herë në zyrë./newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here