Pas komentit të djeshëm të Albi Nakos, reagon Dojna Mema: Çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton

0
47

Moderatojra e njohur e emisionit ‘Just Dance’ i cili transmetohet në Top Channel, Dojna Mema ka reaguar me një status në Instagram, në lidhje me një episod të ndodhur gjatë emisionit.

Bëhet fjalë për një koment të anëtarit të jurisë Albi Nako, i cili tha për një prej konkurrenteve se më mirë të martohej e të bënte fëmijë, se nuk merr vesh nga kërcimi.

Moderatorja ka marrë komente të shumta në foton e saj të postuar nga emisioni, ku është kritikuar për faktin se nuk ndërhyri dhe nuk pati një reagim ndaj Albit. Dojna u shpreh se jeton në një vend ku një ditë të shajnë me “libër shpie” pse jep opinionin tënd dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe.

Postimi i plotë:

“Quhem Dojna Mema dhe jetoj në një vend ku s’është e thjeshtë të jesh NJERI. Punoj në televizion dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Jam penduar pak, sepse është e vështirë të kesh një pozicion në një publik “jo-normal”. Një ditë të shajnë me “libër shpie” pse jep opinionin tënd (sepse s’je ti për të dhënë mend) dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe. Kam mbajtur gjithmonë qëndrime të forta mbi seksizmin, në vendin e kohën e duhur! Ama kjo nuk mjafton, sepse nëse zgjedh të qëndrosh neutrale një herë, ke qenë fallco gjithmonë.

Prezantoj një talent-show kërcimi me një juri dhe pozicioni im është shumë delikat, por mbi të gjitha asnjanës. Jam sulmuar sërish, me po të njëjtën dhunë verbale, por kam arritur në një pikë që për fat të keq vika me moshën, kur ti kupton se je bijë e një populli që e stimulon vetëm ndjenja e shëmtuar e urrejtjes. Quhem Dojna Mema dhe jashtë një spektakli ku kam një pozicion asnjanës, mendoj se çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton”. 

foto ilustruese

(d.a/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here