Çiljeta Xhilaga braktis emisionin, babai i saj ndodhet në gjendje të rëndë nga Covid-19

0
39

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga nuk ka marrë pjesë në emisionin ku ishte e ftuar mëngjesin e sotëm, për shkak se babai i saj ndodhej në gjendje të rënduar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga moderatori i “Wake Up”, Isli Islami, i cili zbuloi dhe arsyen se pse këngëtarja nuk kishte shkuar në studio.

Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të gjendjes së rënduar të babit, ajo e kishte të pamundur të ishte prezente.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Ëake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”,- tha Isli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here