DEBAT i ashpër në studio! Ramasaçi kërkon shifrat nga zv.ministrja, Rakacolli mbrohet: Nuk po bëj propagandë

0
40

Debat i ashpër në studio mes zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe ekspertes së shëndetësisë në Partinë Demokratike, Liljana Ramasaçi. Të dyja të ftuara në emisionin “Open”, Ramasaçi fillimisht ka ngritur pyetje lidhur me mënyrën e vaksinimit, duke e akuzuar Rakacollin për propagandë. 

PJESË NGA BISEDA:

Brataj: Si bëhet vaksinimi?

Liljana Ramasaçi: Po më merr në provim mua?

Rakacolli: Po si bëhet vaksinimi i Pfizer?

Liljana Ramasaçi: Ka ardhur koha për t’u rivaksinuar, këtë duhet të dinë shqiptarët dhe jo hapat.

Rakacolli: Këtu do jemi më 2 shkurt dhe do të shohim nëse i kemi dozat e dyta. Këtu kemi qënë dhe herën e parë. Diskutuam edhe për frigoriferët. Këtu i kemi diskutuar edhe ato.

Liljana Ramasaçi: Sa doza aplikoni aktualisht?

Rakacolli: Nuk është provim por informim. Deri tani kemi vaksinuar rreth 600 bluza të bardha.

Liljana Ramasaçi: Bëni 30 vaksina me 200 spektatorë. Po bëni propaganda.

Rakacolli: Si është propagandë kur shihet me sy?

Liljana Ramasaçi: Si e mbroni këtë? Pse bëni propagandë… Kur do vaksinohet qytetari shqiptar?

Rakacolli: Cili qytetar shqiptar. Ai 25-vjeç apo ai mbi 75-vjeç.

Liljana Ramasaçi: Fasha më e rrezikuar, kur do të vaksinohet?

Rakacolli: Ti nuk mund të më kërkosh mua një datë në një moment kaq dinamik?

Liljana Ramasaçi: Të kërkoj sepse ju pretendoni se keni strategji. Kur do vaksinohet? Në mars, apo prill?

Rakacolli: Në shkurt. 

Brataj: Do të bëhet paralelisht me një pjesë të personelit mjekësor. Paralelisht të dyja. 

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here