Këngëtarja Samanta Karavella është ‘arratisur’ në Meksikë me pushime ku po shijon diellin dhe rërën e plazhit të Tulumit.
Ndërkohë që në vendin tonë temperaturat shkojnë me -7 gradë Celsius, Karavella ekspozon linjat e saj me bikini në rezidencën e Pablo Escobarit, ‘BOSS’-it të madh të drogës.
Në një foto të publikuar së fundmi, këngëtarja shihet e veshur me të zeza, teksa pozon pranë një ambienti me lule dhe shkurre. Gjithsesi Samanta Karavella e ka mbajtur të fshehtë personin me të cilin po i shijon këto pushime në Meksikë.
(f.m/dosja.al)



