“This Sceptred Isle”, Filmi Që Do Të Tregojë Se Si U Përball Qeveria Britanike Me Valën E Parë Të Pandemise

0
54

“This sceptred isle” është titulli i serialit të njoftuar nga Sky në Londër me Kenneth Branagh në rolin e Boris Johnson.

“Pesë seritë, filmimi i të cilave është shumë pranë, do të tregojnë kryeministrin, qeverinë dhe vendin që përballen me valën e parë të pandemisë globale”, tha Sky. Transmetimi do të jetë në Sky Atlantic vitin e ardhshëm. Branagh, aktor i rafinuar shekspirian, yll i filmave të suksesshëm si “Vrasje në Orient-Express” i Agatha Christie dhe së fundmi personazhi negativ i “Parimit” të Christopher Nolan do të drejtohet nga Michael Winterbottom. Ky i fundit tha se do të përqendrohet “në përpjekjet e shkencëtarëve, mjekëve dhe politikëbërësve për të na mbrojtur nga virusi”.

Vetë Johnson u godit nga virusi dhe u shtrua në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here