Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, përmbysje demokratike, më 25 prill

0
51

Prej kohësh, presidenti Ilir Meta e quan 25 prillin, datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend, si një referendum popullor.

Ndërkohë, në një postim të fundit këtë të enjte në profilin e tij në “Facebook”, presidenti shkon edhe më tej. Ai shkruan se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, ndërsa 25 prilli për të do të jetë një përmbysje demokratike.

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan Meta.

Përplasjet e presidenti me qeverinë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, si ato për projektet e investimeve në Vlorë apo edhe për përgjimet e antimafias italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here