“Mos me e çu zanin…” Voltana Ademi përplaset me prefekten e Shkodrës: Nuk na kërcënon kush ne!

0
57

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi prej mëngjesit ka mbërritur në zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut në zonën e nënShkodrës.

Gjatë punimeve Ademi ka pasur edhe një përplasje me Prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni në lidhje me punimet që po fryhen në zonë pas çarjes së argjinaturës së lumit Buna. Debati është shoqëruar me tone të ngritura, ku Ademi ka thënë se punonjësit e bashkisë janë kërcënuar nga drejtorë se do të burgosen.

Pjesë nga debati më poshtë:

Angoni: Ju i thoni mos të lëvizinin, mos të vijnë makinat…

Ademi: Janë makinat e Bashkisë Shkodër. Le ti sjellin makinat.Aty janë makinat.

Ademi: Atëherë le të vazhdojmë. Se hala s’i kena pa…

Angoni: Duhet me vazhdu, në orën 07:20 na keni lajmëru. Makinat i keni pas.

Ademi: A vazhdojmë punën pra?

Angoni: Vazhdojmë, mos me e çu zanin.

Ademi: Nuk na kërcënon askush. I thotë drejtori burrit të huaj unë të fus në burg.

Angoni: Nuk është punë burgjesh Voltana.

Ademi: Mos me e çu zanin, se nuk e çova zanin unë.

Angoni: Nuk jam t’u e çu zanin. Jam duke thënë të bëjmë punën, mos me shikue drejtime dhe me ec.

Ademi: Atë po them. A jemi duke punu?

-Nuk po ua përmend kush…

Ademi: Atë po them edhe unë. A do me e çu zanin? E çoj unë…

Burimi: Ora News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here