Prezantimi i planit ekonomik të PD-së, reagon Rama: Gjumë të ëmbël…

0
53

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ironizuar me një fjali programin ekonomik që u prezantua gjatë ditës së sotme nga ana e Partisë Demokratike, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në postimin e tij Rama thotë se programi ekonomik i Bashës ishte nëjsoj si tramvaji që premtoi në Tiranë në vitin 2011, ndërkohë që e ironizon atë me gjumin, duke ia uruar këtë herë të ëmbël.

”Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë ëmbël”, shkruan Rama.

Kreu i opozitës Lulzim Basha prezantoi sot programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke parashtruar ato që ai i konsideroi angazhime dhe jo premtime, e duke siguruar se nëse nuk i realizon do të largohet.

“Planet që po nisim të shpalosim sot dhe javët në vijim nuk janë premtime. Janë angazhime të padiskutueshme të miat si kryeministër dhe të ekipit tim përpara jush, përpara çdo shqiptari dhe si të tilla do të përmbushen. Një kryeministër që nuk është i aftë t’i përmbushë angazhimet që merr përsipër duhet të largohet. Unë sot marr këtë barrë të përgjegjësisë para jush”, theksoi Basha në fjalën e mbajtur. (lexo edhe ketu)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here