Të gjithë e kemi menduar pjesë të dizajnit, ‘zbulohet’ funksioni i fshehtë i logos së Apple në telefonat inteligjentë

0
51

Shpeshherë kur shohim në pamje të parë një telefon të markës Apple, të gjithë mendojmë se logoja në pjesën e pasme është pjesë e dizajnit, por çuditërisht ajo ka edhe një funksion të fshehtë.

Gjigandi teknologjik ka vendosur që në modelet e fundit të iPhone, ‘molla’ të ketë dhe një funksion që quhet “back tap” dhe mund të përdoret si një “shortcut”.

Për ta aktivizuar duhet të shkoni në “Settings” dhe më pas në kategorinë “Touch”. Në fund fare do të gjeni opsionin “Back Tap” dhe pasi ta klikoni mund të zgjidhni nëse doni të aktivizohet duke e prekur dy herë (double tap) apo tre herë. Më pas zgjidhni aplikacionin që dëshironi të hapet përmes këtij butoni sekret.

Ky opsion funksionon vetëm nëse keni iOS 14 dhe një prej modeleve iPhone 11, iPhone 11 Pro iPhone 11 Pro Max, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE (1st generation), iPhone SE (2nd generation), and iPod touch (7th generation).

Mbyllni telefonin, kthejeni në pjesën e pasme dhe provojeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here